fbpx
Lajme

Peka: Para zgjedhjeve lokale kam pirë kafe me Kurtin, i thash do ta kesh fatin e Sali Berishës

Gazetari nga Shqipëria i cili njihet për përkrahjen publike ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj z. Albin Kurti, ka treguar dje në emisionin RTV Dukagjini për bisedën e zhvilluar në mes tij dhe Kryeministrit Albin Kurti. Çim Peka ka treguar se para zgjedhjeve lokale ka pirë kafe miqësisht me Kryeministrin Kurti.

Ai duke rrëfyer për bisedën e zhvilluar ka treguar se i ka thënë se “Do ta kesh fatin e Sali Berishës të 92-shit, i cili i fitoi zgjedhjet në vitin 1992, dhe i humbi zgjedhjet lokale vetëm tre muaj më pas, sepse ishte arroganca në pyetje”.

Ai tregoi se për këtë bisedë Kurti qeshte, por ja që ndodhi ashtu. Ai në analizën e tij poashtu theksoi se “nëse Kurti është meritori për fitoren e 14 shkurtit, është fajtor edhe për humbjen e nëntorit të zgjedhjeve lokale”.

Poashtu, Peka tha se “në Podujevë ishin bashkë me PDK-në e poashtu edhe në Gjilan”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close