fbpx
Lajme

Engel: Unë e njohë Thaçin që shumë vite, ai është një patriot edhe një mbrojtës i denjë i popullit

Eliot Engel, ish kongresmeni amerikan kishte lavdëruar Hashim Thaçin vazhdimisht në prononcimet e tij publike.

Për zgjedhjen e tij si President por edhe për punën e tij si para si dhe pas lirisë së Kosovës, miku i madh i shqiptarëve e ka vlerësuar rolin e Thaçit. Ai kishte shkruar se “Unë e njohë atë që shumë vite. Ai është një patriot edhe një mbrojtës i denjë i popullit të tij”, ka shkruar Engel në faqen e tij zyrtare.

Në kopertinën e këtij libri figuron edhe citati i mikut të madh të Kosovës, Bob Dol.

“Rrugëtimi i Thaçit është rrugëtimi i Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës ishte mahnitës, dhe një njeri vendimtar për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan është presidenti Hashim Thaçi.Derisa Lordi Robertson, Ish Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ‎1997-1999 dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Thaçin në këtë libër e përshkruan si një student i pasionuar disident e deri te Komandanti i UÇK-së, Kryeministri dhe Presidenti i shtetit të tij.

“Rrugëtimi i Hashim Thaçit ka qenë i jashtëzakonshme, plot ngjarje, dhe nganjëherë kontrovers. Por, Kosova sot mbetet një temë aktuale dhe kjo histori e sinqertë e një lideri madhështor të një shteti të vogël përplot histori nuk pasqyron vetëm të kaluarën e jashtëzakonshme, por edhe të një të ardhme shpresëdhënëse.”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close