fbpx
Lajme

Sami Lushtaku: Ahmet Krasniqi më thirri në telefon në 1998, pas bisedës m’u falenderua

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka kujtuar një bisedë që ka zhvilluar me komandantin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi, në fillimin e vitit 1998.

Lushtaku, asokohe zëvendëskomandant i Zonës së Parë, ka treguar në T7, se me Krasniqin ka folur “në telefon”.

“Më ka thënë se ka dy kërkesa: ‘A i pranoni ish-eprorët jugosllavë, dhe a i pranoni paret e (Bujar) Bukoshit’”, ka treguar Lushtaku. Unë i thash “sikur me i thanë qorrit a don sy, cili ushtar nuk ka qejf me e pas krah vete një profesionist, dhe atëherë m’u falenderu”.

“I kam thënë se paret nuk janë të Bukoshit, janë të qytetarëve të Kosovës. Për eprorët, i kam thënë se është sikur ta pyetesh qorrin a po do sy”, ka rrëfyer më tej ai.

“Ata janë të shkolluar, të përgatitur enkas për këtë punë, janë të mirëseardhur, nisi kur të duash”, ka treguar Lushtaku t’i ketë thënë Krasniqit.

“Nëse dikush i prek, unë jap përgjegjësi”, ka kujtuar Lushtaku t’i ketë thënë më tej Krasniqit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close