Propaganda e VV-së kundër Isa Mustafës për rastin “Bilfinger”, kjo është e vërteta e madhe
Gazetari hulumtues i cili është marrë me problemet e energjetikës z. Astrit Gashi, poashtu edhe ish ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Fadil Ismaili kanë treguar detaje të pathëna për rastin e refuzimit të projektit të “Bilfingerit” nga ish Kryeministri Isa Mustafa.
Edhe gazetari Astrit Gashi edhe ish ministri kanë treguar se kompania ka provuar të kalojë pa respektuar asnjë procedurë. Poashtu, edhe ish zv.ministri Fadil Ismaili ka treguar se i ka takuar përfaqësuesit e kësaj kompanie dhe i kanë thënë se “njëherë e bëjmë me 300 milionë, pastaj kanë thënë me 500 milionë e në fund erdhën më thanë 800 milionë, ishte jo serioze dhe shumë shtrenjtë, ky s’ka qenë propozim serioz e as rast i humbur, ata njerëz nuk kanë sjellur dicka për ta bindur Qeverinë”. Edhe më tutje ka treguar se propozimi ishte me power point dhe aspak serioze, dhe pa strukturë financiare. Thjesht ishin dëshira të disa njerëzve që kjo mund të kalojë hajt ashtu.
Poashtu edhe Gazetari Astrit Gashi ka treguar se ajo ishte një kompani lobuese që ka provuar të kalojë pa respektuar procedurat. Poashtu, ajo kompani kishte arritur deri tek Angela Merkel dhe asaj i ka interesuar ta shtyjë përpara një kompani gjermane.
Astrit Gashi ka treguar se: “Bilfinger” ka qene nje “rip off” i madh lobues nga Gjermania te cilin Kosova nuk ka pasur asnje arsye qe te pranoj sepse ai ka pas per qellim te vetem me i siguru te hyra nje konglomerati te saj, madje duke anashkaluar cdo procedure. Kaq ka qene ajo pune. Ata kane kerkuar nga Kosova me ja u jep 800 milion euro financim per me ndertu nje termocentral- 200 direkt nga buxheti e 600 nga KEK’u qe eshte ndermarrje publike, me marreveshje politike dhe madje edhe pa procedura te hapura tenderuese. Kosova s’ka pas nevoje me i jep asgje “Bilfingerit”e as me mendu per te ardhmen finaciare te tij, por ka mujt me pare te veta me ndertu kapacitete prodhuese. Akuza mund te behet ketu, por jo pse nuk e kemi “qaros” nje firme te huaj me para te buxhetit. Gjermania nderkaq ka te drejte te mendoj si te rris te hyrat per nje kompani te saj- por kjo nuk eshte edhe brenga e Kosoves. E jona eshte perse nuk i kemi ndertu vet!”