fbpx
Lajme

Motra e Fatmir Haklajt i reagon ish truprojes së Berishës (babait të Stresit): Çfarë lidhje kishim ne me Ahmet Krasniqin?

Zylfie Haklaj përplaset me ish-truprojën e Berishës  për vrasjet në Tropojë. Historia e fisit të Haklajve me Berishën është një histori mbi 20-vjeçare. Ndërkohë, sot pas kaq shumë vitesh ende nuk janë zbardhur shumë detaje nga dosja voluminoze “Tropoja”, por ish-protagonistë dhe dëshmitarë të asaj kohe vazhdojnë ende të hedhin akuza kundër njëri-tjetrit. Edhe pak kohë më parë  motra e Fatmir Haklajt, Zylfie Haklaj, doli në një deklaratë kur akuzonte Berishën dhe truprojën e tij për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Tropojë, ndërsa ky i fundi ju kundër përgjigj me një deklaratë të bërë në fillim të tetorit, ku hidhte poshtë akuzat dhe drejtonte gishtin në tjetër drejtim. Kështu përplasjet mes palëve vazhdojnë, ndërkohë që ditën e djeshme Zylfie Haklaj, ka reaguar pas një interviste të ish-truprojës të Sali Berishës, Sali Lushaj i cili tregoi versionin e tij për vrasjen e Azem Hajdarit. Përmes një reagimi publik ajo i kthehet ashpër Lushajt, duke i thënë se bashkë me drejtuesin e tij janë tradhtar që kryen masakra në Tropojë, e tani po përpiqen të fshihen, por gjithsesi nuk kanë për të shpëtuar nga drejtësia se Haklajt nuk do të marrin veprime të dhunshme ndaj tyre, ata do të japin llogari një për një para gjykatës. “Na vjen gerdi me ju kthye ju përgjigje Salehave dhe tradhtarëve të kombit. Por i keqi  të bën të keq si veten, se të nxën rrugën e nuk ke ku shkon pa u marr me të. Shpifës dhe ordinerë të ndyrë që nuk keni dinjitet as fytyrë. Do të përgjigjeni para drejtësisë për të gjitha shpifjet dhe vrasjet që keni bërë. Deklaroheni që ata nuk do të ktheheshin të gjallë në Tropojë, tregoni hapur që jeni parti kriminale, në fakt ata nuk do të liqenin duart me ty se ty vetëm shpulla do të jepnin po t’u dilshe në rrugë sepse nuk do të kishin asgjë tjetër për ty fundërrinë me çdo qenie që të ekziston”, shkruan ajo në deklaratën e saj.

Flitet për kërcënime

Sipas Zylfie Haklajt, pas vdekjes së vëllezërve të saj, Lushaj dhe Berisha po përpiqen të fshehin të gjitha provat, madje kanë arritur deri aty sa të kërcënojnë Haklajt që kanë qenë dëshmitarë për të shtrembëruar të vërtetën ose do të vriten. Sakaq ajo shton se e gjithë PD e drejtuar më parë nga Berisha përbehej nga kriminelë dhe tradhtarë si Lushaj. “Përgjigjen në fakt e morët nga shqiptarët. Marrja rrinë dhe i zoti nuk rrinë i thonë, një fjalë. Fatmir Haklaj e ka pas thanë një fjalë, kure të shkojë unë zgjidhen të gjithë zagarët. Tani pas 21 vitesh ja nisën me u zgjidhë zagarët. Deri ku arrin poshtërsia! Ja kush i ka ngelur Berishës për të shpifur! Nuk do të kishte fat tjetër PD vetëm këtë që ka në ditët e sotme, kur arrin të merret me fundërrinat e kombit. Gjyshi thoshte njeriu shkon sa shkon dhe kthehet ne brumin e tij. Nuk ka me shkue pa shkue në gjakun e tij. I keqi  të bën të keq si veten, se të nxën rrugën e nuk ke ku shkon pa u marrë me të. Baba i tij i ka kërcënue kamaret tanë me vdekje ose të dëshmojnë për gjyshin tonë që ka patur lidhje me kaçakët e Partisë Komuniste”, shkruan Haklaj. Sipas saj, pjesëtarët e PD janë armiq të popullit që po përpiqen me çdo mënyrë për të sabotuar të ardhmen e vendit.

Deklarata mbi vrasje të tjera

Zylfije Haklaj ka folur  ndër të tjera edhe për vrasjen e shefit të logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushefcin, i cili u vra në Tropojë gjatë luftës së Kosovës. Në deklaratën e saj ajo ka treguar se si Berisha, Lushaj dhe njerëzit e tjerë  e tij e kanë tradhtuar luftën e Kosovës. Sipas saj edhe Konushefcin e ka vrarë ish-truproja i Berishës dhe  për të fshehur veten ja hedhin fajin Haklajve. Ndërsa përmendi gjithashtu edhe lidhjen e PD me Ahmet Krasniqin. “Ato krime që ju keni bërë përpiqeni t’ua kaloni të tjerëve. Tani dihet mirë kush janë  Haklajt dhe kush jeni ju, që keni tradhtuar në çdo sekondë interesat e Atdheut. Po Ilir Konushevcin e Hazir Malen kush i ka vrarë në vendlindje tradhtarë? Çfarë lidhje kishim ne me Ahmet Krasniqin? Kurrë në jetën tonë nuk kemi patur asnjë ndikim, ose lidhje me këtë ngjarje. Ju paskeni një listë për ngjarjet e Tropojës, por ne kemi një listë për krimet që ju keni bërë në të gjithë Shqipërinë“, shkruan Zylfie Haklaj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close