fbpx
Lajme

Veprimtari i LPK-së: Gabimi në emblemën e UÇK-së, ngjyra e verdhë kapej shumë prej snajperit

Veprimtari i LPK-së z. Ali Ahmeti ka treguar se si e kishin dizajnuar stemën e UÇK dhe defektet të cilat i vërejtjën më vonë tek ajo stemë. Poashtu ai foli edhe për komunikatën e parë të LPK-së

Ali Ahmeti tregoi për komunikatën dhe emërtimin UÇK “Përhapeshin dilema a ekziston UÇK apo nuk ekziston, dhe u bë një takim mes krerëve të Lëvizjes, është bërë një analizë kogja e theksuar ashtu qysh e përmenda edhe më herët, të bajmë aplikimin e metodave të IRA-s apo ETA-s (nuk na u përshtatën asnjëra), ka pas debat kogja të fortë në këtë drejtim, dhe rezultoi në fund që ushtria të quhej UÇK, edhe më popullore, krejt kjo ka rrjedhë natyrshëm në këtë debat, ku ka qenë; Fazli Veliu, Xhavit Haliti, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, unë…! Komunikatën e kemi shkruar do të thotë aty, bile ka qenë një maqinë e vjetër, Emrush Xhemajli ka qenë gjithmonë qaty, ai shkruante, ne e diktonim, ka qenë një maqinë e vjetër ka qenë, gjysmën e gërmave dilnin të zeza, gjysma e gërmave dilnin të kuqe, më 17 nëntor 1994″.

Sa i përket emblemës, ai tregoi se “Emblemën tani, Gafurr Elshani ka qenë me Adnan Asllanin, Emrush Xhemajli ishte piktor, a na pëlqen kështu a s’na pëlqen, në anën profesionale, aty e kemi ba një lëshim sepse ngjyra e verdhë kapet shumë prej snajperit, ne e pamë atë detajë por tani ajo kishte hyrë në përdorim, sepse ngjyra e verdhë detektohej prej snajperit, tani unë e ndryshova UÇK (në Maqedoni) e bëra të zezë“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close