fbpx
Lajme

Ish Ambasadori i SHBA në Jugosllavi: Surroi tha, populli i Kosovës nuk e dëshiron pavarësinë

Publicisti Veton Surroi, pavarësinë e Kosovës nuk e kishte as në mendje në fillim të viteve 90. Ai më shumë ishte angazhuar për rikthimin e një autonomie brenda Jugosllavisë, siç dokumenton edhe ambasadori i fundit i SHBA në Jugosllavi, Warren Zimmermann, në librin e tij “Origjina e një katastrofe”.

Më 25 shkurt 1990, zëvendëssekretari Eagleburger kishte shkuar për një vizitë dyditore në Jugosllavi. Ambasadori amerikan kujton se në takimin me Eagleburger-in, grupi nga Kosova ishte impresiv dhe i artikuluar.

Sipas tij, Ibrahim Rugova, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, për të dalë nga kontrolli i Serbisë favorizonte dialogun me qeverinë federale. Në librin e tij, ambasadori amerikan kujton edhe fjalët e Surroit në këtë takim. “Veton Surroi, një shqiptar i ri me një anglishte perfekt, tha që populli i Kosovës nuk pranon regjimin e Serbisë, por po ashtu ata nuk dëshirojnë pavarësi”, kujton Zimmermann në librin e tij, transmeton Republika.info.

Por, diskursi i Surroit ndryshoi në mënyre fondamentale. Pas luftës, ai u bë pjesë e proceseve të një ideje në të cilën asnjëherë nuk kishte besuar – në procesin e pavarësimit të Kosovës.

Dhe bashkë me Kurtin ai po kërkon bashkimin kombëtar. /gazetadita/ http://www.gazetadita.al/metamorfoza-e-veton-surroit-sipas-nje-ambasadori/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close