Matoshi: Pa e demonizu UÇK-në Albin Kurti dhe VV-ja pushtetin nuk e kishin marrë kurrë
Gazetari Halil Matoshi ka dhënë mendimin e tij sa i përket refuzimit të vizitës së Ministres Albulena Haxhiu në Hagë nga dy krerët e UÇK-së; Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.
Ai ka thënë se “Raporti i LVV-së ndaj këtyre udhëheqësve të luftës, drejtori politik dhe ish shefi i SHIK-ut, do të thotë ka pas qëndrim armiqësor. Këtë duhet me pranu publikisht. Deri sa e kanë marrë pushtetin. Tash ka ra qëndrimi armiqësor se koha e re e kërkon që ky me amnistu UÇK-në. Mirëpo, pa e demonizu UÇK-në Albin Kurti dhe Vetëvendosja pushtetin nuk e kishin marrë kurrë, është ligj, kurrë se kishin marrë. Pse unë me taku një njeri që mu më ka thënë pa asnjë bazë, pa asnjë dosje, pa asnjë gjykim paraprak m’ka thanë kriminel. Pse po u dashka me i taku, kjo është non-sens. Prandaj, shkuarja e saj është provokim. Po, është provokim i hapur ndaj qetyne dy njerëzve (Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit).