Kunati i Haxhiut: Thaçi ka hangër buk dhe u armatosë prej gjyshit të Albulena Haxhiut
Aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, i cili njëkohësisht është edhe kunati i Ministres Albulena Haxhiu dhe ish ushtar i UÇK-së, ka dhënë një mendim për situatën e fundit; rreth UÇK-së e Gjykatës Speciale. Ai kishte një mendim pozitiv për krerët e UÇK-së dhe një mendim i cili bashkon dhe jo përçan.
“mua më vjen kërrdi kur shoh bashkëaktivistë të mi tu e sha familjen Haradinaj, beso tmerrohem. Për atë kemi dështuar si shoqëri me nxjerr vlera në këtë vend. Mua kjo më dhemb. Çuditna kur njerëzit e shajnë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin pse mbahen në Hagë dhe thojnë mos u kthefshin kurrë, jo more zotëri, është çoroditje qytetare, s’je me mu – je armiku jem. Për mua sa të jetë, jeta – jetë, kategoria e UÇK-së e këtyre komandantëve për mu janë të shenjtë, unë çuditna kur dalin njerëzit folin për Hashim Thaçin thojnë s’ka luftu, po ku e njef t’i more zotëri. Dhe në fund të fundit ai e ka përfaqësuar një institucion tjetër brenda UÇK-së, për të cilën ti a dashte me pa në front a? A ja bajmë pyetje vetes me thanë pse ne dështuam me ju bashkangjitë luftës së UÇK-së...!
Më tutje veterani Dardan Krasniqi ka theksuar se “në fund të fundit Hashim Thaçi ka hangër buk dhe u armatosë prej gjyshit të Albulena Haxhiut, prej Ahmet Haxhiut“.
Në përgjigjen e gazetarit se a do të duhej Albulena Haxhiu t’iu kërkonte falje ai iu përgjigj se “njerëzit duhet me u mësu që edhe kur nuk kanë të drejtë është vlerë me kerku falje, mos harroni se shtëpia jonë, personalisht Hashim Thaçi e Kadri Veselit ia kemi dhanë të gjitha, në periudhën 98-99, gjitha ia kemi dhanë, s’ka asnjë familje që u ka dhanë ma shumë. Dhe asnjëherë s’jemi pishman për atë kohë. Unë me pas qenë në vend të ministres dhe kujtoqoftë për hirë, kërkim falja në këto momente dhe ky diskurs i qoroditur duhet me marrë fund“.