fbpx
Lajme

Gjykata Speciale fton avokatët e të akuzuarve për akreditim

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nxjerrë sot direktivën për mbrojtësit, e cila përcakton kriteret për pranim në listën e mbrojtësve, ku vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në listën e mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash.

Sipas një komunikate të Gjykatës Speciale, në kuadër të mandatit të tyre për mundësimin e procedurave të drejta dhe të sigurta, Dhomat e Specializuara të Kosovës garantojnë të drejtat themelore të të dyshuarve ose të akuzuarve për mbrojtje, si dhe ato të viktimave. Për mbrojtjen e të dyshuarve ose të akuzuarve dhe për pjesëmarrjen e viktimave nevojiten mbrojtës kompetent.
“Me miratimin e kryetares Ekaterina Trendafilova, pas këshillimeve me gjykatësit, administratorja, Fidelma Donlon, sot nxori direktivën për mbrojtësit, e cila hyri në fuqi në ditën e publikimit të saj në faqen e Dhomave të Specializuara në Internet. Direktiva për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve. Vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash. Rrjedhimisht, ftesa për dorëzimin e kërkesave për pranim në Listën e Mbrojtësve nga sot është e hapur. Kërkesat për përfshirje në: Listën e Mbrojtësve të Specializuar, i dërgohen Zyrës së Mbrojtjes të Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara të Kosovës në: defenceoffice@scp-ks.org- Listën e Mbrojtësve të Viktimave, i dërgohen Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave të Zy rës Administrative të Dhomave të Specializuara të Kosovës në adresën: vpo@scp-ks.org. Formularin e Kërkesës dhe Udhëzuesin në lidhje me plotësimin e formularit të kërkesës për pranim në Listën e Mbrojtësve mund t’i gjeni në faqen tonë në Internet”, thuhet në komunikatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close