fbpx
Lajme

Demi: 70 milionë euro në vend që të shkojnë në projekte zhvillimore, merren vendime populiste

Agron Demi nga Instituti GAP e ka quajtur popullistë vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shtesat prej 100 euro për pensionistët, punëtorët e studentët.

Përmes një postimi në Facebook, Demi ka shkruar se nëse Qeveria ka synim që t’i ndihmojë grupet e cenuara shoqërore për shkak të çmimeve, përse me i fut të gjithë me një thes?

Postimi i plotë:

E pse? Nuk zmbrapsen kërkesat populliste për paga e pensione, duke marr vendime po aq populliste.

Nëse Qeveria ka synim me i ndihmu grupeve të cenuara shoqërore për shkak të çmimeve, përse me i fut të gjithë me një thes? Pse me i marr 100 euro si ata 2% e punëtorëve që kanë paga shumë të larta, si ata që luftojnë për rritje të pagës minimale? Përse me marr subvencionim të njejtë si studentat që banojnë në konvikte, si studentat që shkojnë në ligjerata me Range Rover?…

Përse këto së paku 70 milionë euro që do ju ndahen në prill të gjithëve, nuk shkojnë në projekte zhvillimore që munden me garantu punësim të qëndrueshëm, ose me to me i targetu atë 20% të popullsisë që jeton në varfëri, apo me më pak 1.85 euro në ditë?! /Demokracia.com/ 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close