fbpx
Lajme

Bulliqi e vlerëson shtëpinë e tij me 120 m2 vetëm 25 mijë euro, GOLF V-shin vetëm 4 mijë – I ka 55 mijë euro në bankë

Kryetari ose ish kryetari i Komisionit për korrigjimin e shenjimit të Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2021.

Në bazë të deklarimit të tij në AKK, z. Bulliqi në fakt del mjaft i varfër krahasuar me pushtetarët e tjerë të partisë që i takon, VV-së.

Ai posedon një shtëpi me 120 metra katrorë dhe të cilën e ka vlerësuar me 25 mijë euro.

Po ashtu, ai ka një tokë me 3 mijë metra katrorë dhe e cila vlen 30 mijë euro.

Po ashtu, ai ka një banesë me 83 metra katrorë që vlen 56 mijë euro, përcjell Periskopi.

Por, shkëlqimi i z. Bulliqi vjen te pasuria e luajtshme.

Aty ai ka deklaruar një veturë Tiguan 19 mijë euro në pronësi të përbashkët dhe një Golf V në vlerë 4 mijë euro.

Ai i ka 13 mijë e 400 euro në NLB, 8200 euro në Reiffeisen dhe 34 mijë euro në BKT. Kjo bën që vlera e përgjithshme e parave të gatshme të jetë 55 mijë e 600. /Periskopi

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close