Rozë
Nëna e Justin Bieber thotë fjalët më të ëmbla për Selena Gomez
Nëna e Justin Bieber, Pattie Mallette, ka shprehur ndjenjat e saj për Selena Gomez.
Në një intervistë të dhënë për gazetën “People”, ajo është shprehur: “Nuk di shumë për marrëdhënien e tyre personale sepse ai nuk flet shumë por unë e dua atë’, ka thënë ajo për Selena-n.
“Mbështes çdo gjë që ajo bën, nëse ai e do atë edhe unë e dua. Unë e kam takuar atë dhe kemi një lidhje të veçantë. Mendoj se ajo është shumë e dashur”.
Ndërsa lidhur me marrëdhënien e çiftit, ajo ka thënë: “Unë nuk mund të flas për marrëdhënien e tyre, është diçka mes tyre”.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/selena1_1513078750-1098104.jpg)