fbpx
Rozë

Rita publikon versionin e ri të “Anywhere”

Ylli shqiptar Rita Ora çdo ditë e më shumë po pushton mediet e huaja.

Pak kohë më parë këngëtarja shqiptare kishte publikuar projektin e saj të fundit “Anywhere”, këngë kjo e pëlqyer mjaft shumë nga të gjithë fansat e saj, transmeton Gazeta Express.

AMP:

E pasi kjo këngë është klikuar shumë në kanalin zyrtar në “Yotuube”, Rita për të gjitha fansat e saj ka publikuar edhe versionin e dytë të kësaj kënge.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rita përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar një video gjatë performancës së saj në BBC Radio1 ku këndon një version më ndryshe të këngës “Anyëhere”.

“Part 2!!! Anyëhere out noë!! Xx”, kishte lënë mbishkrim Rita.

E komentet nga fansat e saj ishin të shumta, por ka fansa që më shumë kanë pëlqyer versionin e parë.

Ndryshe, Rita ditëve të fundit ka qenë mjaft e komentuar për shkak të disa imazheve që ka publikuar me Conor McGregor. Rita ishte kritikuar për mbishkrimin “Takim romantik”, pasi që McGregor është i martuar dhe baba.

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close