fbpx
Lajme

Kurti 2020: Paga mesatare në sektorin privat është diku rreth 350 euro

2020:

Kryeministri Kurti përmendi edhe dallimin mes pagës mesatare në sektorin publik dhe atë privat.

“Është absurde që paga mesatare në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, më një rritje prej mbi 100 euro në 5 vitet e fundit, ndërkohë që kjo rritje nuk është as 15 euro në sektorin privat ku e dini që pagat mesatare ngelen diku rreth 350 euro”, tha Kurti. Albin Kurti: Nuk mund të ketë pagë nën 350 euro në sektorin privat, thoshte ai.

Kurti tregoi disa nga hapat që duhet ndjekur për të përmirësuar gjendjen në sektorin publik dhe atë privat.

“Ata të cilët duan të punojnë më shumë duan të fitojnë më shumë duhet ta kenë mundësinë tek sektori privat dhe garancinë e shtetit për sundim të ligjit dhe për konkurrencë fer, ndërkaq në sektorin publik, joshja nuk duhet të jetë paga e lartë por duhet të jetë siguria e kushteve dhe kontratave afatgjata. Kështu është zhvilluar Perëndimi në veçanti BE, ne rrugë tjetër nuk kemi”, theksoi ai.

https://kallxo.com/lajm/albin-kurti-reciprociteti-do-te-ndodhe/ kallxo

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close