Kajtazi: Kapma Hashimin me prova e çoje n’burg, po jo me kësi absurditete, këto janë tmerri Zotit
Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi ka dhënë disa detaje interesante sa i përket gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Po Hashim Thaçi pas lufte, pra kur u kry lufta, ky njëfar kryeministri edhe me pas dijeni se çka po ndodhë në konviktin e shkollës në Gjilan a? po kjo është absurditet, kapma Hashimin me prova e çoje n’burg, po jo me kesi absurditete, këto janë tmerri i Zotit. Deri nesër bonvaki ta arrestojnë edhe Agim Çekun ose ta arrestojnë atë tjetrin për qesi përgjegjësie, qysh domethënë, na si shoqëri nuk duhet me duru këtë, o s’po më intereson se kush janë atje, ka të bëjë me sigurinë juridike, ka të bëjë me njerëzit të cilët kanë luftu bre për këtë vend, kanë derdhë gjak për këtë vend, a po kupton, na duhet me u kujdes për të drejtat njerëzore të tyre, sepse të drejtat njerëzore po shkelen në mënyrë flagrante”, shtoi Kajtazi.
“Gjykata e Hagës ka qenë kredibile, Gjykata e Hagës ka qenë e jashtëzakonshme, pra kjo Gjykatë që është tash nuk i afrohet as 1% Gjykatës së Hagës. Ka pas qenë një dëshmitar te Fatmir Limaj, që ka qenë dëshmitari, njëri prej dëshmitarëve kryesor dhe ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Mos të harrojmë pjesëtar i UÇK-së, dëshmitari gati kryesor kundër Fatmir Limajt. Diku ka fundi i procesit, një pjesëtar i policisë së Kosovës, ish pjesëtar i UÇK-së e ka gjetë dosjen e tij se është marrë vesh kush është dëshmitari. Dhe çka ka ndodhë me atë dëshmitar, ai dëshmitar ka shitë drogë, nën dy, ka qenë i dënuar me burg nga gjyqtarë të UNMIK-ut për dhunim seksual të vajzës së tij 9 vjeçare, vajzën e tij 9 vjeç e ka dhunu seksualisht dhe ka qenë dëshmitar kundër Fatmir Limajt. Kur Gjykata e ka marrë landën e tij, për pak sa nuk e ka qitë prokurorin prej sallës, i thotë, janë procesverbalet, mos ma fyej sallën e gjykimit”.