fbpx
Lajme

Kush është zyrtari i pushtetit që ka zhvilluar pesë telefonata me Radoiçiqin? Paralajmërohet publikimi i përgjimeve

“Pesë herë je dëgju në telefon me Milan Radojçiqin”, janë fjalitë e para që dëgjohen në një video të publikuar nga Gazeta Nacionale, e që është një video shpjeguese nga gazetari Berat Buzhala, për atë që pritet të publikohet ditëve në vijim. Çka pritet të publikohet?

Gazetari Berat Buzhala, ka paralajmëruar publikimin e disa përgjimeve, ku dëgjohet zyrtarë shumë të afërt të Kurtit, duke koordinuar veprime, respektivisht veprime politike e shtetërore, së bashku me njerëz të afërt me Milan Radojiçiq. Krejt këto biseda ndërmjet zyrtarit e njerëzve të Radojiçiq kanë ndodhur edhe pas kohës sa ky i fundit u shpall “non grata” nga ShBA, e me urdhër-arrest nga Prokuroria e Kosovës.

“Sa prej jush besoni se rrethi më i ngusht i Kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në komunikim me rrethin më të ngusht të Milan Radojiçiqit, ose sa nga ju besoni se njëri ndër 3-4 njerëzit më të afërt të Kurtit, ka fol në telefon me Radojiçiqin dhe pasi ky i fundit ka hyrë në listën e zezë të ShBA-ve, e pas urdhër-arrestit për të.” – ka thënë Buzhalla fillimisht.

Tutje Buzhala ka thënë se një politikan shqiptar e i afërt me Kurtin, takohet me “messengerin” e Radojiçiqit, e lexojnë mesazhe të Radojiçiqit së bashku. Tutje Buzhala ka thënë se aty shihet se si Milan Radojiçiq thotë se nëse ai vendos t’i nxjerrë mesazhet me Qeverinë, “do t’ia thyejë kokën Qeverisë”.

“Ditëve në vijim do t’i publikoj këto materiale, që i konfirmojnë këto që po i them” – shton Buzhala.

Më tej, Buzhala thotë se ky përgjim i cili do të publikohet, ka për qëllim demaskimin e propagandës e jo pse në vetvete se kjo që ka ndodhur është kriminale, por dyshimet për veprimtari kriminale në këto koordinime shtohen, duke e ditur faktin se për Radojiçiq ka një urdhër-arrest në Kosovë.

“Pas publikimit të këtij përgjimi kanë me u shtru shumë pyetje, e kanë me u prit shumë përgjigjje. A është e mundur që Kurti i cili kërkonte përgjegjësi nga prokurorët në Kosovë, se pse nuk po e arrestojnë të njejtin, në anën tjetër njerëzit e tij duke folur në telefon me të, biseda të gjata” – ka thënë Buzhala.

Tutje Buzhala ka thënë se me anë të këtyre përgjimeve do të demaskohet narracioni i tyre se nuk kanë bërë koalicion me Listën Serbe, sepse na del se në anën tjetër, VV-ja koordinohet me Listën Serbe edhe për veteranët e UÇK-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close