fbpx
Lajme

Mësohet kush është “top zyrtari” i LVV-së i implikuar në përgjimet e paralajmëruara nga Buzhala

Zyrtari i implikuar në komunikime me Milan Radojiqiqin për të cilin gazetari Berat Buzhala ka paralajmëruar publikim incizimesh, është shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

Paralajmërimi i Buzhalës është i frikshëm. Implikon pushtetin në koordimin me Radoiçiqin për çështje të brendshme të Kosovës.

Gazetari Buzhala ka thënë se këto biseda ndërmjet zyrtarit e njerëzve të Radojiçiq kanë ndodhur edhe pas kohës sa ky i fundit u shpall “non grata” nga ShBA, e me urdhër-arrest nga Prokuroria e Kosovës.

“Sa prej jush besoni se rrethi më i ngusht i Kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në komunikim me rrethin më të ngusht të Milan Radojiçiqit, ose sa nga ju besoni se njëri ndër 3-4 njerëzit më të afërt të Kurtit, ka fol në telefon me Radojiçiqin dhe pasi ky i fundit ka hyrë në listën e zezë të ShBA-ve, e pas urdhër-arrestit për të”, ka thënë Buzhalla.

Më tej, Buzhala thotë se ky përgjim i cili do të publikohet, ka për qëllim “demaskimin e propagandës e jo pse në vetvete se kjo që ka ndodhur është kriminale, por dyshimet për veprimtari kriminale në këto koordinime shtohen, duke e ditur faktin se për Radojiçiq ka një urdhër-arrest në Kosovë”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close