fbpx
Lajme

“Agim Çeku nuk kërkoi pozitë, ju masakrua babai nga serbët, Rrahim Ademit i ka interesuar kolltuku”

Rrahim Ademi që ka qenë një nga gjeneralët gjatë luftës në Kroaci ka thënë se nuk erdhi në luftën e Kosovës, pasi që gjeneral u bë Agim Çeku. Ademi thotë se nuk pranon që të komandohet nga dikush që ka qenë ushtar i tij.

Pavarësisht se në një nga intervistat e tij të mëhershme ai e thotë një arsyetim tjetër, ai këtë herë ka fajsuar Agim Çekun për mospjesëmarrjen e tij në luftën e Kosovës.

Gjeneral Rrahim Ademi gjatë intervistës së tij foli me nënçmim ndaj Agim Çekut. Ky i fundit nuk e kërkoi pozitën por erdhi vullnetarisht në luftë e pastaj të tjerët ia bënë vendin. Përderisa Gjeneral Rrahim Ademit më shumë i ka interesuar kolltuku gjatë luftës se sa vet lufta në Kosovë. Agim Çeku dha kontribut të jashtëzakonshëm në UÇK.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, në emisionin “Komiteti Qendror”, ka folur për ardhjen e tij në luftën e Kosovës.Ai ka thënë se kishte komunikim me organizatorë të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Adem Grabovcin e shumë të tjerë, dhe priste kërkesën e tyre për të hyrë në Kosovë.Çeku ka treguar se për bisedimet në Rambuje ka pasur rolin e këshilltarit të delegacionit të UÇK-së, së bashku me Kadri Veselin.“Në fillim të marsit, pas bisedimeve në Rambuje, Grabovci më ka telefonuar, duke më thënë se duhet të vish në Tiranë. Kam shkuar atje dhe jam takuar me Thaçin e Ramë Bujën, dhe nga aty jam nisur për në Kosovë, pa kaluar asnjë natë në Shqipëri”, ka thënë Çeku në “Komiteti Qendror”, që transmetohet në RTV Dukagjini. /Express/

Mizoritë serbe Agim Çeku i kishte ndjerë edhe në familjen e tij. Në mesin e të masakruarve në Qyshk ishte edhe Hasan Çeku, babai i gjeneralit të UÇK-së, Agim Çeku. Atë, serbët e kishin kërkuar që ta gjenin me çdo kusht. Normal, kur nuk mund të ballafaqohen me ushtarakët dhe gjeneral, ata mjaftohen të vrasin pleq e fëmijë. Kjo edhe është e veçanta e karakterit të serbëve vrastar.

Ish Kryeministri i Kosovës, poashtu njeriu i cili ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së z Agim Çeku kishte treguar për një bisedë telefonike me Kolonelin e ndjerë Ahmet Krasniqin.

Personalisht nuk e kam njohur Ahmet Krasniqin, por më ka thirrë në telefon, ma ka gjetë telefonin, kur u emëru Ministër i Mbrojtjes, unë i takojë një krahu tjetër dhe kur të vjen koha me kontribu në forma tjera, jo në kësi forma që po kërkon ti, sepse kam pas ofertë me ju bashkangjitë Ministrisë, me ardhë në Tiranë. E kam një mendim të formësum për Ministrinë e Mbrojtjes sepse e kam kriju shumë herët, tash disa janë gjallë e disa nuk janë gjallë, po ta tregojë rastin që nuk janë gjallë Agim Ramadani e Agim Mehmeti, po në 1998, kemi shku në një takim me oficerët se ishin të organizum në Ministri të Mbrojtjes në Cyrih, unë me bisedu me ta, por më shoqërojshin; Fehmi Lladrovci dhe Ibrahim Kelmendi, ky i fundit është gjallë mund ta vërtetojë këtë. Ideja ishte me ju thanë atyre leni këto organizime nëpër Zvicra e Shqipëri, UÇK ekziston, s’ka nevojë me kriju tash diçka, hec shkojmë tash atje, kanë qenë shumë rezistent ndaj kësaj ideje oficerët, ka përfundu takimi duke thënë na e njohim institucionin, nuk mujta me i bindë as unë, që të shkojmë në Kosovë sepse atje është lufta, atje është UÇK-ja. Mua s’ma kish bajtë me u qujtë Ministria e Mbrojtjes e me ndejt tanë kohë në Tiranë, edhe pse kanë punu kanë pritë vullnetarë…“, shtoi Agim Çeku.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close