fbpx
Lajme

Pos Ilir Kumbaros edhe dy persona të tjerë u dënuan për zhdukjen e Remzi Hoxhës, por u amnistuan

Para 11 vitesh, Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur sot fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e shqiptarit Remzi Hoxha, të pandehurin Ilir Kumbaro, duke e dënuar atë me 15 vjet burg në mungesë.

Po ashtu fajtorë janë shpallur edhe dy të pandehurit e tjerë, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, por ata kanë përfituar nga amnistia, duke shmangur kështu dënimin me burg.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, i biri i Remzi Hoxhës u shpreh se drejtësia i vrau të atin për të dytën herë, duke mos shprehur dakordim për vendimin e dhënë nga gjykata.

Aktualisht, ish-shefit të SHIK-ut, Ilir Kumbaro nuk i dihet vendndodhja, pasi ai i iku drejtësisë britanike në dhjetor 2011 dhe aktualisht është i shpallur në kërkim. Kumbaro u arratis në një kohë që në Shqipëri Gjykata e Lartë kishte dhënë një vendim unifikues, që i hapte dritën jeshile ekstradimit të Kumbaros në Shqipëri, njofton OraNews.

Më 21 tetor të këtij viti u mbushën 17 vjet nga zhdukja e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha. Të tre ish-drejtuesit të SHIK-ut, Avni Koldashi, Arben Sefgjini dhe Ilir Kumbaro janë akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës, me pasojë vdekjen e Hoxhës. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close