fbpx
Lajme

“TMK e kishte kapur A.S nga Istogu, ai e pranoi se kishte falsifikuar vulat e UÇK-së”

Esat Krasniqi i njohur ndryshe si Komandant Mjekrra, i cili luftoi në Betejën e Koshares, kishte treguar se si TMK e kishte arrestuar një person pas luftës sepse e kishte zënë duke shitur dokumente identifikimi të UÇK-së. Shumë objekte e banesa të cilat ishin uzurpuar nën emblemën e UÇK-së në fakt s’kishin as lidhjen më të vogël me ushtarët e vërtetë të UÇK-së.

“Po, ja, po ua jap një shembull konkret. Të gjithë jemi në dijeni se si kohë më parë, një ekip i yni i TMK-së kapi në flagrancë një person të veshur me rroba të TMK-së, pasi që kishte pasur informacione që ai po e keqpërdorte uniformën. Personi ishte nga Istogu dhe kishte rezultuar një mashtrues klasik, që nuk kishte marrë pjesë në UÇK dhe TMK, por vetëm kishte falsifikuar gjithçka, që nga vulat e UÇK-së, atë të TMK-së, urdhëra të ndryshëm në emër të komandave përkatëse dhe sipas zonave ku ai kishte interes. Dua të përmend edhe një shifër, e cila për mendimin tim vshtë shumë e konsiderueshme dhe që ndikon shumë në një ushtri, e cila sapo është ristrukturuar. Pra, ai quhej A.S nga Istogu (Burimi) dhe vetëm dokumenta identifikimi të UÇK-së kishte falsifikuar deri në 500 sosh. Këto ai i pranoi dhe deklaroi ndërkohë që në ekipin e tij kishte edhe të tjerë. Ky person ka pranuar se ka falsifikuar mbi 700 dokumente identifikimi të TMK-së dhe se të parat dhe të dytat ua ka shitur spekullantëve”, tregoi shumë vite më parë Esat Krasniqi.

Më tutje Esat Krasniqi ka treguar se edhe uniformat i kanë marrë disa në Shqipëri dhe i kanë keqpërdorur në Kosovë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close