fbpx
Lajme

1999: Si u “përplas” Anton Quni me zv. ministrin e mbrojtjes “a jeni bre në vete apo keni shkalluar”

Esat Krasniqi i njohur ndryshe si Komandant Mjekrra shumë vite më herët kishte treguar për një përplasje që kishte ndodhur mes Anton Qunit dhe zv. ministrit të Mbrojtjes të Qeverisë Bukoshi. Ai tregon se kishte qenë aty, me Anton Qunin gjatë bisedës telefonike.

“Më 11 maj 1999, ne kishim pësuar humbje në radhët e UÇK-së, dhe si rezultat i bombardimit të pakontrolluar të NATO-s, unë, bashkë me A. Qunin, ishim duke përgaditur edhe një plan sulmi, ndërkohë që papritmas bie zilja e telefonit: “Jam zv. ministri i Mbrojtjes (nga ata të Bukoshit), thuhet nga telefoni satelitor. “Urdhëro“, i përgjigjet A. Quni., “çfarë keni?”. “Dëgjo këtu“, vazhdon zv. ministri, “Shikoni se atje në Kukës, na e kanë arrestuar një ushtarak tonin ata që qeverisë Shqipërisë dhe duhet të bëni diçka ju për ta nxjerrë“. “Oh, zot“, tha Antoni, “ore a jeni bre në vete apo keni shkalluar, ne jemi këtu në pikë të hallit e ju kërkoni…“. “Turp, turp i madh“. I thash “mbylle more telefonin“.

Ne ishim në luftë për jetë a vdekje, ne nuk dinim se ku i kishim kufomat e shokëve tanë, e ish “Ministria e Mbrojtjes” interesohej për një ushtarak, sikur ne të UÇK-së të kishim më shumë influencë në qeverinë e Tiranës. Kulmi i hipokrizisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close