fbpx
Lajme

Vendimi i Koshtunicës, Kurti i faluri i vetëm i Serbisë, prej 489 shqiptarëve të burgosur (Dokument)

Një portal me emrin “Republika” ka nxjerrë një dokument interesant rreth lirimit të Albin Kurtit nga burgu i Serbisë.

Në tekstin e botuar sot, portali ngrit dyshimin se si Albin Kurti ka mundur të jetë i vetmi nga 489 shqiptarë të burgosur, të cilit është falur vepra penale me të cilën ngarkohej nga autoritetet e atëhershme serbe.

Më poshtë lexoni tekstin e plotë të publikuar në portalin “Republika.info”:

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në burgjet e Serbisë po mbaheshin edhe 489 shqiptarë. Njëri prej tyre ishte edhe Albin Kurti, ish-lider i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kurti dallonte shumë prej të burgosurve të tjerë dhe atij i lejohej shpeshherë të jepte edhe deklarata për media të huaja, me të cilat ende mburren anëtarët e lëvizjes që ai kishte krijuar. Por, ato intervista, sipas disa ish të burgosurve të tjerë, shpeshherë edhe vlerësoheshin si “marketing” për autoritetet serbe në sytë e botës, të cilat jorrallëherë i përdornin, duke i marrë si shembuj se në burgjet e Serbisë, përpos që asnjëri prej shqiptarëve nuk ka trajtim të keq, ata e kanë të garantuar edhe lirinë e shprehjes së mendimeve të tyre dhe kjo respektohet prej pushtetit serb. Gjithsesi, kjo nuk ishte e veçanta e vetme e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Republika.info, ka siguruar një dosje sekrete të autoriteteve serbe në të cilën edhe arsyeja e lirimit të Kurtit shihet se është e veçantë. Në këtë dosje sekrete të autoriteteve të Serbisë, ku janë emrat e shqiptarëve, që mbaheshin në burgjet e Serbisë pas përfundimit të luftës, të cilët pas presionit ndërkombëtar dhe ndërrimit të pushtetit në Serbi u amnistuan, vetëm Kurtit te procedura e lirimit i shkruan “I falur”, kurse të gjithë të tjerët kanë arsyeshmëri tjetër.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close