fbpx
Lajme

Kurti: Qytetarët po shohin të ardhme më të ndritshme

Kryeministri Albin Kurti iu foli anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se si deri më tani Qeveria “i ka tejkaluar parashikimet”.

Ai foli për sukeseset e Qeverisë dhe tha se me LVV-në në Ekzekutiv, “Kosova është bërë fanar i demokracisë dhe i zhvillimit në rajon”, raporton Gazeta Express.

Sipas Kurtit, “për një vit Qeverisje, Kosova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm”.

Kryeministri dhe kryetari i LVV-së tha se tani “qytetarët po shohin një të ardhme më të ndritshme në Kosovën e tyre”.

Ai foli për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës si dhe për planet për anëtarësim në NATO e BE.

“Anëtarësimi ynë në këtë institucion është vlerë e shtuar për këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu jemi duke bërë përgatitjet drejt anëtarësimit në Programin për Partneritet dhe Paqe në kuadër të NATO-s dhe do të aplikojmë edhe për anëtarësim në Bashkimin Europian”, tha Kurti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close