fbpx
Lajme

Prokurori kryesor i EULEX-it për krime lufte, i përmendet ryshfeti për varrezën masive në Serbi

Ish-prokurorit të misionit ndërkombëtar për sundim të ligjit “EULEX-it”, Maurizio Salustro, kishte qenë personi kyq në misionin e EULEX-it, për trajtimin e krimeve të luftës.

VIDEO

Ai i kishte trajtuar pothuajse të gjitha rastet e EULEX-it, kundër pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Madje, disa nga ta kishte arritur edhe t’i dënojë.

Por, italianit Salustro, i cili tashmë ka përfunduar duke punuar në Serbi, dikush po ia përmend edhe ryshfetin për gjetjen e varrezës masive në Rudnicë.

VIDEO

Ish-ushtari u UÇK-së, Nexhat Qubreli, për InDoks, ka thënë se misioni i EULEX-it dhe pikërisht Salustro, kishin gisht në një ryshfet për gjetjen e varrezës masive në Rudnicë të Serbisë.

“Unë e kam një informatë se aty dikënd e kanë pa se dikujt ia kanë mbulu me sterë, kur e kanë qitë në vend aty. Dikujt u janë marrë 120 mijë deri në 220 mijë euro. Nuk e di edhe ai e ka dëgjuar atë muhabet – e ka dëgjuar që mos me e gjetë atë vend kur i kanë dërguar tek varrezat masive, por i kanë dërguar në një vend tjetër edhe i kanë dhënë paret vec mos me folë. Kështu e kam të dëgjuar”, ka thënë Qubreli.

DOKUMENTARI I PLOTË KËTU:

E pikërisht Salustro që shkoi pastaj për punë në Beograd, kishte kërkuar që ta merrte në dorë dëshmitarin e mbrojtur që sinjalizoi varrin masiv në Rudnicë.  Qubreli, një ish-ushtar i UÇK-së nuk ia dha. Thotë se italiani iu hakmor. Salustro i kishte ngritur aktakuzë ndaj Qubrelit. E kishte mbajtur në burg për më shumë se nëntë muaj, për rastin e njohur si “Drenica”.

VIDEO

“Procesi i Drenicës nuk ka të bëjë me mua. Unë kam qenë i akuzuar palidhje, kështu për shkak se Salustro më ka kërkuar lëndët edhe dëshmitarin më ja dhënë atij. Këtë unë nuk kam dashur as nuk e kam ditur se ka të interesuar se kush është ai. Unë këto informata jam kam dhënë Policisë së Kosovës, sepse kam pasur shumë besim tek policia jonë, se janë vëllëzërit tanë”, ka thënë Qubreli.

VIDEO

“Unë jam i bindur që është hakmarrë Salustro ndaj meje. Më ka mbajtë në burg për më shumë se nëntë muaj, për rastin që ma ka mveshë për gjoja krime lufte”, ka thënë ish-ushtari i UÇK-së./insajder/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close