Lushtaku – Kunatit të Albulena Haxhiut: Boll m’ka ndjekë Serbia dhe do udbashë të VV-së, ke kujdes
Dardan Krasniqi, njëherësh ish Kunati i Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, gjatë debatit televiziv në kanal10 ka përmendur Mërgim Lushtakun duke thënë se vozitë veturë të shtrenjtë. Ai poashtu ka përmendur edhe Bekim Haxhiun – Kamishin duke thënë se është milioner. Bekim Haxhiu theksoi se pasuria e tij kurrë s’ka shkuar mbi 500 mijë euro dhe se për këtë shpifje, sot do të ushtroj padi për shpifje.
Por, gjatë debatit u inkuadrua në lidhje të drejtpërdrejtë edhe Sami Lushtaku.
Ai iu drejtua Dardan Krasniqit duke i thënë se “E kam një pyetje për Dardanin a qysh e ka emrin ai djali, a e di ai saktësisht se çfarë kerri vozitë Mërgim Lushtaku, unë përnime që 20 vjet jam penalizu prej do gazetarëve qeshtu, e prej do burrave të ligj që nuk dijnë çka flasin. Kur t’folsh për ni emër ai duhet me ditë saktë se çfarë kerri vozitë Mërgim Lushtaku. Jo t’shpifë aty, se është e padrejtë. Merret me djalin tim dhe me familjen time. Boll u m’ka ndjekë Serbia edhe do kolegë tij të Vetëvendosjes që i ka aty ma jugosllav e ma udbashë se vet Serbia, është një vnerë brenda shtëpisë së vet, e kam fjalën për subjektin e tij politik, po kur t’merret me djalin tem dhe me familjen tem duhet me kanë shumë i kujdesshëm. Vetëm le të fletë me argumente dhe me fakte.”
Pastaj, Dardan Krasniqi ka treguar se “nuk e di se çfarë veture vozitë Mërgim Lushtaku”.
Poashtu, Dardan Krasniqi ka moralizuar vazhdimisht duke akuzuar komandantët e tjerë për pasurinë e duke thënë se ndoshta ia kam marë 10 euro të pensionit nanës tem me ardhë këtu në debat, vëllau i tij Muhamet Krasniqi – Komandant Malisheva, e kishte demantuar duke treguar në një dokumentar për Top Channel se ai i ka lënë 2 milionë euro pasuri jashtë.