fbpx
Lajme

Sahitaj: Me Demaçin vetëm vdekja na ka nda, ai s’ka menduar mirë për Kurtin, e mori përkthyes shkaku gjuhës

Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontakteve të para diplomatike në mes të të gjithë personaliteteve kosovare në Parlamentin Evropian, Senatin Belg dhe NATO. Ai ishte mik i afërt me simbolin e rezistencës kombëtare, bacën Adem Adem Demaçi.

Ai në një emision në Klan Kosova ka folur edhe për raportet mes Albin Kurtit dhe Adem Demaçit.

Albini në takime të jashtme po ju thotë kam qenë këshilltar i Adem Demaçit, por ai ishte vetëm përkthyes i Adem Demaçit, edhe dihet çka ka folë Albini për luftën e për aktivitetet e saj kohe, po s’po du me folë për Albinin, ishte përkthyes dhe kurrgjë më tepër s’ ka qenë, e ka ditë gjuhën angleze dhe baca e ka marrë. Unë kam punu me Enver Hadrin një kohë, dhe tash me pa sa njeriu del dhe thotë kam punu me Enver Hadrin habitesh, edhe me Adem Demaçin qashtu. Ai (Demaçi) sa ishte gjallë, veç që s’ka vdekë n’shpi teme se bashkë kemi ndejtë deri në fund, deri në vdekje ka bashkëpunu me mua. Brendësinë dhe shpirtin e Adem Demaçit e dij më shumë se shumë të tjerë

Më tutje Reshat Sahitaj ka thënë se “Hashimi ka kërku që Adem Demaçi me u ba kryetar, por dihet Albini s’ka dashtë me u ba ai kryetar. Albini ka refuzu, ka dal prej mbledhjes. Demaçi s’ka mendu mirë për Albinin. Albini mu ka kërcënuar mua nëpërmjet facebook-ut të asaj kohe, unë kam shku në polici dhe e kam paraqitur rastin, të nesërmen baca kish marrë vesh se s’i kam kallxue dhe erdh në shtëpinë time, m’tha Reshat nesër qite një komunikatë për shtyp dhe thuaj me një plumb eja vraje Adem Demaçin dhe Reshat Sahitajn, kemi dalë para Kuvendit, para Albin Kurtit, me pllakatë.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=jINE9t9zdcI 44min

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close