fbpx
Lajme

Thaçi për Mlladiq: Autorët e këtyre akteve të paguajnë për të keqen që lëshuan nga Beogradi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dënimi i Ratko Mlladiqit për gjenocid është i rëndësishëm për të siguruar drejtësi për viktimat.
“Ne mendojmë sot për Srebrenicë. Ne gjithashtu duhet të sigurohemi që autorët e këtyre akteve dhe nxitësit e ideologjisë gjenocidale vazhdojnë të paguajnë për të keqen që e lëshuan nga Beogradi,” ka shkruar ai në Twitter.
75 vjeçari, Ratko Mlladiq u dënua sot nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm.
Gjykata ka vërtetuar se ai ka pasur rol të rëndësishëm në “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale” në Bosnje.
Ndaj tij rëndonin 11 aktakuza të cilat përfshinin krimet kundër njerëzimit, vrasjet, përdhunimet, persekutimet dhe torturat.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close