fbpx
Ekonomi

Hapet Forumi Ekonomik Kosovë – Turqi

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, gjatë pjesëmarrjes së hapjes së Forumit Ekonomik Kosovë – Turqi, u ka bërë thirrje bizneseve turke, që të rrisin edhe më shumë investimet në Kosovë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Para pak qastesh, së bashku me mikun tim, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Lütfi Elvan dhe në prezencën e shumë bizneseve si nga pala turke, por, edhe nga ajo e Kosovës hapëm Forumin Ekonomik Kosovë – Turqi.

I bëra thirrje bizneseve turke, që të rrisin edhe më shumë investimet në Kosovë. Tregu i Kosovës është i hapur për kompanitë dhe investimet turke. Marrëdhëniet e afërta në mes dy vendeve dhe dy popujve, pozicioni strategjik i Kosovës më afër Evropës, lehtësimi i procedurave për të bërë biznes në vendin tonë dhe Ligji për Investime Strategjike, duhet të shihen si mundësi për biznesin dhe kompanitë turke.

Thirrje të njëjtë kompanive turke për rritjen e investimeve turke në Kosovë i bëri edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Lütfi Elvan. Turqia, bënë pjesë në grupin e vendeve me prezencën më të madhe të investimeve në Kosovë.

Deri më tash janë regjistruar gjithsej 700 biznese turke, që kanë investuar rreth 367,80 milion Euro dhe llogaritet se nga këto janë krijuar rreth 10 mijë vende të reja pune. Presim, që në një të ardhme të afërt të shohim miliarda dhe shumë më shumë vende të reja pune.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close