fbpx
Lajme

Syri.net: Këta janë 11 deputetët që priten të largohen nga LVV-ja

Pas largimit të deputetes së Doarsa Kica-Xhelilit nga Grupi Parlamentar i LVV-së në LDK, tani raportohet se lista është me e zgjeruar se kaq, transmeton Paparaci.

Sipas mediumit Syri.net Kosova që raporton përmes burimeve të saj brenda Vetëvendosjes, deputetët që priten ta braktisin subjektin më të madh politik në Kosovë janë: Eman Rrahmani, Labinota Demi-Murtezai, Fjolla Ujkani, Fatmir Humolli, Haki Abazi, Visar Korenica, Fitim Uka, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Adriana Matoshi dhe Arjeta Fejza.

Po ashtu, i njëjti portal thekson se edhe dy zyrtarët e LVV-së Ramadan Beshiri dhe Bedri Maqestena, pritet të largohen nga partia e Albin Kurtit.

Mediumi i gazetarit të Shqipërisë Çim Peka, i cili përkrahu Albin Kurtin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, shkruan se pikërisht është Kodi Civil, që ka trazuar ujërat përbrenda grupit parlamentar të VV-së, ku disa deputetë votuan kundër.

Në artikullin e tyre thuhet se për me tepër, nga koalicioni me VV-në mund të largohet edhe deputetja nga komuniteti boshnjak Duda Balja.

“Por, çarja më e madhe brenda Vetëvendosje u pa muajve të fundit nëpër disa degë. Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Viti, Rahovec, etj. janë qytetet ku individë të ndryshëm heshtazi u përplasen për të fituar garën e brendshme elektorale”, thuhet në tekstin e Syri.net.

Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ritheksuar edhe një herë problemet e mëdha që kjo parti ka me kohezionin e brendshëm.

Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje ende nuk janë deklaruar për një çështje të tillë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close