fbpx
Lajme

Basha dikur: Boiken Abazi ka thënë “ai që është për shtetin e Kosovës e ka babë Serbinë”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është bërë njëri prej deputetëve më të zëshëm në mbrojtje të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Kjo qasje e tij është vënë në dukje sidomos në muajin e fundit, kur Basha është hedhur në sulme të shpeshta ndaj sindikatave që grevuan e si pasojë edhe u përplasën ashpër me qeverinë.

Mirëpo, pak vite më parë, kur Basha ishte gazetar në njërin prej televizioneve në Kosovë, mendimet e tij për Vetëvendosjen ishin tërësisht ndryshe. Ai shprehej shpesh i shqetësuar me “dhunën e Vetëvendosjes” në protesta e aktitivtete të ndryshme që i organizonte.

Poashtu, ai kishte folur edhe për demarkacionin dhe njëri nga eksponentët kryesor të LVV-së z. Boiken Abazi. Ai e cilësonte Boiken Abazin si shantazhues dhe i dilte në mbrojtje Demarkacionit.

“Prej Tiranës ai jep mesazhe ku thotë ata që vetëm e mundësojnë mbajtjen e seancës për demarkacionin do të njihen si tradhtarë apo piun të z. Thaçi. Ky çuni duket se s’ka probleme të tjera në Tiranë po merret me Prishtinën. Ky çuni sikur të kishte pak kredibilitet nuk kishte dhënë deklarata të paqëndrueshme mos me thanë banale. Nuk duhet me harru që ky ka thanë që “ai që është për shtetin e Kosovës e ka babë Serbinë”. Andaj njerëzit si ky nuk duhet të merren seriozisht, njerëzit si ky vetëm mundohen me i shantazhu deputetët e tjerë”.

Në njërin prej emisioneve të tij, ai kishte bërë një përmbledhje të dhunës që sipas tij e kishte shkaktuar partia ku tani është anëtar. Ai numëronte aktet e dhunës së VV-së nga ajo fizike e deri te dhuna psiqike, siç shprehej vet ish-gazetari.

“Unë mendoj që kjo ka fillu për shkak të një kulture të keqe që është kriju brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo kulturë e keqe që është mbjell tash e sa kohë, duke filluar nga protestat në rrugë, por pastaj me përdorimin e dhunës në rrugë. Pastaj kjo dhunë kaloi nëpër institucione, siç e dimë të gjithë, pastaj kemi pasur dhunë ndaj njerëzve civilë në rrugë, kemi pasur dhunë ndaj policisë, dhunë ndaj vet institucioneve dhe gjithashtu kemi pasur dhunë edhe ndaj pushtetarëve, duke filluar nga ish-kryeministri Mustafa i cili është sulmuar në Kuvendin e Kosovës dhe gjithashtu e kemi pasur edhe dhunën ndaj ambasadores, mirëpo edhe një dhunë tjetër që nuk është folur shumë, ka qenë ajo dhuna psikologjike që është ushtru nëpër rrjete sociale”, shprehej Basha, qartazi duke shprehur mendimin e tij.

Sot, Basha nuk flet njësoj. Ai, së fundmi, derisa fliste për grevat në arsim, shprehej në mënyrë superlative për kryeministrin Kurti, duke thënë se ai “i palon 50 Rrahmana”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close