fbpx
Lajme

Qeveria Kurti qorton qytetarët serbë, por nuk guxon ministrin Rakiq që përditë e sfidon

Kryeministri Albin Kurti, para se të vinte në pushtet kishte thënë se bisedimet me serbët do t’i bëjë nga poshtë-lart, jo me Serbinë dhe Listën Serbe.

Opozitari shumëvjeçar, Albin Kurti, dikur deklaronte se dialogun do ta bënte vetëm me qytetarët serbë dhe jo me Aleksandër Vuçiqin dhe Listën Serbe, shkruan Demokracia.com.

Por, kur erdhi në krye të ekzekutivit, Kurti e bëri të kundërtën. Ai tani po shkon pa përtesë në bisedime me Vuçiqin dhe nuk po dialogon me qytetarët serbë. Madje, ai brenda Qeverisë së tij e ka edhe një ministër të Listës Serbe që nuk ia “fishkëllon” fare si kryeministër dhe ky nuk guxon as ta qortojë ndonjëherë.

Këtë e tregojnë edhe deklaratat e tyre. Sa herë që Albin Kurti merr ndonjë vendim për veriun, i pari që i del kundër është ministri i tij Goran Rakiq, njëherësh kryetar i Listës Serbe.

Edhe tash kur vendosi t’i qortojë serbët që nuk i kanë konvertuar targat nga ato serbe në RKS, publiku nuk ka parë dhe as dëgjuar për ndonjë qortim të Kurtit ndaj Rakiqit.

Ministri Goran Rakiq po e sfidon në vazhdimësi shefin e tij, por ai vazhdon të paguhet si ministër i Qeverisë Kurti dhe t’i shtyjë përpara interesat e Serbisë.

Pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Rakiq tha se nëse Prishtina zyrtare fillon të konfiskojë me forcë veturat, ata do t’i bllokojnë rrugët. Megjithatë, as pas këtij kërcënimi, Rakiq nuk u qortua nga kryeministri Kurti, shkruan Demokracia.com.

Serbët nuk iu përgjigjën thirrjeve për ri-regjistrim të automjeteve dhe në rast të konfiskimit me forcë të automjeteve me targa të vjetra serbe kanë paralajmëruar se do t’i bllokojmë rrugët në veri të Kosovës. Kështu deklaruan edhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, pas takimit të tyre me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryetari i Listës Serbe, që njëherësh është ministër në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq, ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, ndërsa kanë marrë garanci se presidenti Vuçiq dhe shteti i Serbisë do të qëndrojnë pranë popullit serb.

“Ne i thamë qartë presidentit Vuçiq dhe kërkuam që nëse Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësitë speciale të policisë apo kushdo tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë dhe pronë e jona janë pikërisht ato targa dhe ato automjete, ne do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike dhe do të fillojmë në mënyrë paqësore rezistencën e popullit. Nëse Prishtina fillon me dhunë me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e veturave me targa KM, do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu në Kosovën qendrore, në jug”, ka thënë Rakiq.

Sipas tij, edhe pse protesta do të jetë paqësore, askush nuk mund “të parashikojë se çfarë do të ndodhë nëse zbatohet vendimi për konfiskimin e veturave”, të cilat nuk janë të ri-regjistruara në RKS. Ai e quajti presion dhe propagandë thirrjen e Qeverisë së Kosovës për ri-regjistrim të automjeteve, duke thënë se deri më tani vetëm dy persona nga veriu janë regjistruar në qendrat e regjistrimit në veri të Kosovës.

“Edhe pse Prishtina ofron një fushatë, serbët e njohën atë propagandë dhe vazhdojnë t’i besojnë vetëm shtetit të Serbisë dhe presidentit Vuçiq”, tha ministri i Kurtit, Goran Rakiq. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close