fbpx
Lajme

STATISTIKAT: Dy drejtorët e PDK-së, më të suksesshmit në Komunën e Prishtinës

Me premtime për shumë punë filluan vitin 2022, kur edhe u emëruan në krye të drejtorive

Gjatë vitit që lamë pas, sipas Komunës së Prishtinës, janë përmbushur 30 nga 205 premtimet elektorale, 24 gjysmë të përmbushura, 3 pjesërisht të përmbushura, 110 të filluara dhe 38 nuk kanë filluar fare.

Por cili nga drejtorët ka punuar më shumë e kush ka pasur performancë më të dobët?

Me 8 premtime të përmbushura e 14 të filluara, Drejtoria e Arsimit është ajo që ka numrin më të madh të përmbushjes së premtimeve.

E udhëhequr nga Besianë Musmurati, kjo drejtori pritet që këtë vit të fillojë edhe ndërtimin e disa shkollave dhe disa çerdheve në Prishtinë. Ndarja e bursave për nxënësit me arritje të larta, për nxënës me gjendje të rendë sociale dhe për nxënës me pengesa në zhvillim është njëri nga premtimet e përmbushura.

Me zgjerime të shesheve, ndryshime në sinjalistikë e testime të unazës njëkahore, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka përmbushur 3 nga shumë premtimet e dhëna, 8 gjysmë të përmbushura dhe 25 veçse i ka filluar në vitin e parë të qeverisjes.

Ndër drejtoritë që kanë punuar më shumë janë edhe ajo e Mirëqenies Sociale, e cila ka bërë shpenzimin më të madh të buxhetit të paraparë për këtë drejtori gjatë vitit që lamë pas.

Ndër drejtoritë me më së shumti premtime, Drejtoria e Investimeve kapitale në vitin 2022 ka përmbushur vetëm 1 premtim. Për shkak të mosfunksionimit të OSHP-së për një periudhë të gjatë dhe ngritjes së çmimeve në treg, kjo drejtori ka anuluar shumë kontrata për t’i rikontraktuar më vonë.

Kjo ka bërë që të fillohen 29 nga premtimet, duke pritur që gjatë vitit 2023 të përmbushen shumë nga projektet më të mëdha të Prishtinës, që janë nën menaxhimin e kësaj drejtorie.

Megjithëse ka vite të tëra që pritet hartimi i Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale, edhe viti i kaluar e ka gjetur Prishtinën pa këto plane.

Drejtoria për Planifikimin Strategjik, megjithëse pati premtuar disa herë se deri në shtatorin e vitit 2022 do të përfundojnë këto plane, Prishtina filloi 2023-n pa to.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=sFOZHmM1BH0&feature=emb_title

.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close