fbpx
Lajme

VV sa ishte në pushtet kërkonte bashkëpunim me EULEX-in, në Opozitë flisnin ndryshe

Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në Opozitë ishte mjaft e ashpër ndaj Misionit të EULEX-it. Në shumë raste ata kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me këtë mision. Por, në momentin që e fituan pushtetin, gjërat ndryshuan. Kurti dhe Konjufca e takuan Shefin e EULEX-it. Kërkuan bashkëpunim me EULEX-in.

Njësoj edhe për Gjykatën Speciale vepruan. Sa ishin në Opozitë thanë se do ta shfuqizojnë. Në momentin që erdhën në pushtet, përsëri ndryshuan gjërat.

Po ju sjellim komunikatën e plotë të Konjufcës sa ishte Kryeparlamentar:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar të premten shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar për rolin e këtij misioni në sundimin e rendit e të ligjit në Kosovë dhe mbështetjen ndaj institucioneve të saj, veçanërisht në sferën e gjyqësorit.

Kryeparlamentari Konjufca, ka thënë se sundimi i ligjit në të gjitha nivelet, duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare, siç është EULEX-i, është i nevojshëm.

Ndërsa Lars-Gunnar Wigemark, ka konfirmuar gatishmërinë e misionit që ai drejton, për të mbështetur Kosovën në ballafaqimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në fushën e sundimit të ligjit, në kuadër të procesit euro-integrues të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close