fbpx
Lajme

“Nëse Kurti përmes militantëve të tij ka vendosur të vrasë shqiptarë”, Demaçi ishte i ashpër kundër gjuhës kërcënuese të Vetëvendosjes

Gjuha linçuese dhe kërcënuese e eksponentëve të LVV-së dhe militantëve të saj ndaj kujtdo që mendon ndryshe daton qysh herët.

Militantët e Lëvizjes Vetëvendosje vite më parë e kishin kërcënuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Reshat Sahitajn. Kjo e shtyu simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, të dalë në shesh dhe të protestoi kundër gjuhës kërcënuese të eksponentëve dhe militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Demokracia.com ka siguruar një artikull ku shihet Adem Demaçi në sheshin e Prishtinës, duke u solidarizuar me Reshat Sahitajn kundrejt gjuhës kërcënuese të LVV-së.

Të premtën në Prishtinë në shenjë solidarizimi dhe përkrahjeje për publicistin, shkrimtarin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Reshat Sahitajn, i cili qe kërcënuar para ca ditësh, kishte dalë edhe simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi“, shkruan në artikullin e gazetës Kosova Sot.

Po ashtu, Demokracia.com e ka siguruar edhe komunikatën e Reshat Sahitajt të vitit 2017 ku tregon se sa i ashpër ishte Adem Demaçi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sahitaj këtë ngjarje e kishte treguar edhe për mediumet e tjera, duke thënë se Adem Demaçi ka qenë shumë i ashpër me Albin Kurtin dhe në një moment ka thënë: “Nëse Albini përmes militantëve të tij ka vendosur të vrasë shqiptarë ta bëni publike se nesër, e premte, në orën 9:30, le të dalin para Kuvendit e t’i vrasin dy shqiptarë: Adem Demaçin dhe Reshat Sahitajn“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close