fbpx
Lajme

“Marrëdhënie” e re mes kryetarëve të Vetëvendosjes, kryetari i Gjilanit ia bën mikun drejtor atij të Kamenicës

Para pak ditësh, Demokracia.com ka raportuar sesi Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, po ushtron presion të jashtëzakonshëm ndaj udhëheqësve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.

Pas presionit dhe takimit të Kryetarit të Gjilanit me drejtoreshën e QKMF-së në Gjilan, Arbenita Hajdari, kjo e fundit ka dhënë dorëheqje.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Demokracia.com, https://demokracia.com/e-ka-dhender-kryetarin-e-kamenices-alban-hyseni-synon-ta-vendose-ne-krye-te-qkmf-se-ne-gjilan/ në pozitën e U.D. të drejtorit të QKMF-së, sot është emëruar Basri Kamberi, i cili e ka dhëndër Kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimajn.

Motra e Basri Kamberit është e martuar për kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimajn“, ka treguar burimi i Demokracia.com brenda QKMF-së në Gjilan.

Përkundër që sipas statutit të QKMF-së, kandidati për drejtor duhet t’i ketë 3 vite përvojë pune në pozita menaxheriale dhe sipas burimeve të Demokracia.com, këtë kriter nuk e plotëson Basri Kamberi, ai është emëruar si U.D. i drejtorit të QKMF-së në Gjilan.

Se ai ishte privilegjuar nga kryetari Alban Hyseni shihet edhe në konkursin e fundit brenda QKMF-së në Gjilan. Në konkursin e fundit të shpallur nga Komuna e Gjilanit për infermierë të përgjithshëm, stomatologë, teknikë të dhëmbëve, etj., Basri Kamberi ishte kryetar i komisionit. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close