“Kusherinjë janë për dasma”, vëllau i zv. ministrit të Arsimit punësohet në Universitetin e Pejës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi që Libron Kelmendi, vëllai i zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi, është punësuar në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”.
Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka kujtuar premtimet e LVV, e cila para se të vinte në pushtet thoshte se “familjarët janë për dasma”.
Ajo më tej ka treguar se vëllai i zëvendësministrit është punësuar si asistent i rregullt për Gjuhë Angleze.
Postimi i plotë i deputetes Ganimete Musliu:
Perhajr “Dasma” zv.Minister i Arsimit Taulant Kelmendi!
A ju kujtohet sllogani “Familjaret jane per dasma”?
E bash sot ne Universitetin Haxhi Zeka zv.Ministri i Arsimit Taulant Kelmendi beri dasem duke e punsu vellaun e ti Libron Kelmendin Asistent te rregullt per Gjuhë Angleze .
Kur ta don ta don babën Dekan në Gjakovë vet zv.Minister i Arsimit vëllaun asistent të rregullt në Pejë.