fbpx
Lajme

Babai i Fatmir Haklajt: Djali Fatmiri 50 ditë i ka mbajtë burg për t’ju siguruar armatim UÇK-së

Babai i Fatmir Haklajt, Muharrem Haklaj kishte folur ekskluzivisht vite më parë për djalin e tij dhe lidhjet e tij me UÇK-në. Ai tregoi për kontributin e djalit të tij në furnizim me armë të luftëtarëve të UÇK-së.

Ai nën emocion rrëfei disa momente interesante të kësaj periudhe, kur lufta zhvillohej në Kosovë.

kur u bënë rrëmujat në Kosovë, shpirtin e kish me ju ndihmue, shpirtin e kish me ju ndihmue, shpirtin e kish sa ma shumë me ju ndihmue me gjithçka mbi tokë nuk ju dhimbke shpirti, 50 ditë burg i ka ba në Gramsh me marrë armatim e me ju que, e ju betohem që kujtdo që ju kemi dhanë armatim pa asnjë qindarkë, pa asnjë interes, nuk ka kosovarë që në këtë trullë e ka dhanë një qindarkë…https://www.youtube.com/watch?v=Wr7OHAP-3nY VIDEO MIN 7:00.

Kulla e Haklajve u braktis përfundimisht në fund të vitit 2006. Plaku i kësaj dere Muharremi, dhe djali i vetëm i mbetur gjallë Hamdiu nuk janë parë më në ato anë. E gjithë familja, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik.

“Babai jonë Muharrem Haklaj jeton, është këtu në Suedi bashkë me gjithë familjen, ai përpiqet të na japë kurajo, zemër, përpiqet nipërit e mbesat ti këshillojë e të na bashkojë. Nëna jonë e ndjerë vdiq në dhjetor 2011 në Suedi”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve

Amaneti i saj që të prehej pranë djemve nuk është plotësuar. Muharremi sot 93-vjeçar, dhe i biri Hamdiu 69-vjeçar janë meshkujt e vetëm që mbijetuan pas vrasjes së 4 djemve të tjerë.



Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close