Lajme
VV e zgjodhi Kryetar të KQZ, sot ai ia kthen borxhin, e liron kuzhinierin e Kurtit nga burgu
Ishin arrestuar me 18 gusht nën dyshimet për dallavere gjatë furnizimit me rezerva shtetërore, por sot Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara janë liruar nga paraburigimi.
Lirimi është bërë nga Gjykata e Apelit.
Sot gjatë ditës avokati i Lipovicës, Durim Osmani, në një përgjigje për lajminet konfirmoi lirimin e tyre.
Afera ‘’Vaji-Gruri’’ u zbulua nga media kosovare në fillim të muajit të kaluar. Njëri nga gjyqtarët që mori Vendim për lirimin e tyre është edhe Kreshnik Radoniqi i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i KQZ-së, i zgjedhur këtu me preferencën e Lëvizjes Vetëvendosje. I njëjti është edhe gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Dokumentin për lirimin e tyre, e ka siguruar redaksia e lajmi.net.