fbpx
Lajme

Kurti jep fjalën përfundimtare: Ne e mbrojtëm Republikën, nuk bëmë vepër penale

Deputeti i VV-së Albin Kurti në fjalën e tij përfundimtare para trupit gjykues ka thënë se vepra për të cilën akuzohen, nuk përbënë vepër penale pasi që thotë se janë vënë në mbrojtje të Republikës ashtu siç e thotë edhe ligji.

“Se veprimi ynë është në pajtim me kushtetutën, këtë e tregoj edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi mbrojte kushtetutshmërinë e vendit por edhe veten tonë. Veprimi ynë është edhe akt i vetëmbrojtjes”, ka thënë Kurti.

AMP:

Sipas tij nga përdorimi i gazit lotsjellës në Kuvend askush nuk është alivanosur në sallë.

Kurti ndër të tjera ka thënë se eksepritiza ka treguar se nuk posedojnë mjete adekuate për matjen e rrezikshmërisë së ajrit, prandaj nuk është vërtetuar prania e mbetjeve  kimike.

“Gjyqtari Beqir Kalludra ka qenë shumë më i ashpër ndaj neve të akuzuarve se sa vetë prokurori”, ka thënë Kurti.

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close