fbpx
Lajme

Babai i Granit Xhakës në vitin 1986 ishte dënuar me 6 vjet burg nga regjimi i Millosheviqit

Ragip Xhaka është emri i përveçëm i babait të Granit Xhakës, futbollistit që është yll i Arsenalit e i Zvicrës. Por jeta e Xhakës së vjetër është histori mesatare e një kosovari: aktivist për çështjen kombëtare, i burgosur politik, i përndjekur, emigrant, politikan nga radhët e PDK-së në Zvicër. Këto janë vetëm disa nga epitetet e funksionet që do të mund ta përshkruanin jetën e babait të superyllit Xhaka.

Por, mbi të gjitha, ai është një kosovar krenar nga Llapi, trevë e njohur në Kosovë.

Ragip Xhaka rrallë flet në televizionet kosovare, por, kurdo që deklarohet, nuk i shpëton rasti ta tregojë dashurinë për vendin. Ndjenjat për vendin dhe kombin e tij i ka të mëdha, duke sqaruar gjithnjë se “asnjëherë nuk e ka fshehur se është shqiptar”.

Nuk e kemi fshehur që jemi shqiptarëkurrë, asnjëherë. Më vjen keq që ka ndodhur kështu, por ai ka qenë fati, si për Zvicrën, si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë” – theksonte Xhaka katër vjet më parë.

Sigurisht, e kaluara e tij ndikon që ai të mos harrojë se është shqiptar. Siç rrëfente i biri Granit Xhaka për gazetën “The Guardian”, Ragip Xhaka ishte i burgosur politik në ish-Jugosllavi.

Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull” – tha Xhaka. “Por më pas nisën ta rrihnin” – e fillonte rrëfimin e tij Xhaka për gazetën e njohur britanike.

Ragip Xhaka ishte arrestuar në vitin 1986, kur ai ishte 22-vjeçar e student në Universitetin e Prishtinës, për t’u dënuar me 6 vite burg. Babai i Granitit e ndante qelinë me katër burra të tjerë dhe do të lejohej që të dilte jashtë vetëm për 10 minuta, vazhdonte shkrimi i “The Guardian”-it.

Si i biri i tij, storja është diçka që më prek tepër thellë – është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time, – tha Xhaka. “Për ta përshkruar babanë tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë. Është aq tragjike. Nganjëherë e pyes: “Më trego prapë”, por s’mendoj që më tregon gjithçka. Ka pasur gjithnjë momente të heshtjes, kur kanë ndier se kishte përbirë diçka dhe s’mund ta qiste jashtë. Ndoshta ishte tepër shumë dhe ai s’donte që ne ta merrnim vesh dhimbjen e tij” – rrëfente Granit Xhaka, transmeton Nacionale.

Sipas rrëfimit të Xhakës, Ragipi është një kosovar krenar.

Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngrinte krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta themelore demokratike – nevoja të tilla si e drejta për të votuar. S’ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz të tjerë të arrestuar, përfshirë xhaxhanë tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar me 15 vjet. Ishte krejt politike” – e përfundonte rrëfimin Xhaka për babain e tij, Ragipin.

ërveç theksimit se është shqiptar, Ragipi nuk ka ngurruar asnjëherë që ta mbronte djalin e tij, Granitin, nga sulmet që i bëheshin.

Është e vërtetë që kam thënë se të dy djemtë e mi do të luajnë për Kosovën, por është deklaruar totalisht e kundërta nga FIFA. Të gjithë ata që kanë thënë se Graniti është tradhtar, të tillë janë vetë” – shpërtheu z. Xhaka në vitin 2016.

Ai nuk harroi të fliste për shqipnonjën e famshme që Xhaka e Shaqiri e bënë në lojën kundër Serbisë katër vjet më parë.

Zvicra e di se simboli ynë është shqiponja me dy koka. Nuk ishte diçka e rëndë. Ishte diçka emocionale dhe jo politike. Nuk është asgjë e keqe, por kur mbron një fanellë tjetër, duhet që të kemi pak kujdes” – e mbronte tutje Xhaka i vjetër Xhakën e ri.

Por së fundmi Ragip Xhaka i ka hyrë politikës aktive. Muaj më parë, Ragip Xhaka është zgjedhur kryetar i PDK-së në Zvicër, parti në të cilën ai ishte aktivist për një kohë të gjatë, shkruan gazeta Nacionale.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close