fbpx
Lajme

“Ata që duan kthimin e Beogradit në Kosovë e vranë Ismet Rracin”, deklarata e fortë e Thaçit në 2001

Në përvjetorin e vrasjes së ish-Kryetarit të Klinës, Ismet Rraci, njëherësh funksionar i LDK-së, kanë reaguar e komentuar personalitete të shumta.

Që nga kryetari i LDK-së, Abdixhiku e figura të tjera politike dhe jo politike që thanë se “krimi ndaj tij edhe pas shumë vitesh ende nuk ka gjetur dritë”, raporton Gazeta 10.

Me gjithë debatin e vazhdueshëm në Kosovë mes taborreve politike duke drejtuar gishtin e akuzës, një nga njerëzit e parë që pati reaguar duke e vizituar familjen Rraci ishte edhe Hashim Thaçi, ish-president e ish-kryeministër i Kosovës.

Gazeta 10 ka siguruar ekskluzivisht një intervistë të hershme të Thaçit dhënë për RTK-në dhe gazetarin tashmë të ndjerë, Sylejman Gashi ku flet pikërisht për aktin makabër të vrasjes së Ismet Rracit dhe vizitën që kishte bërë në familjen e kryetarit të vrarë.

”Vizita ime në Kuvendin Komunal të Klinës dhe familjen Rraci ka qenë një vizitë që e dënon dhunën që është prezente kohë pas kohe në Kosovë. Ky akt, kjo dhunë ndaj kryetarit Rraci ka qenë jo vetëm një sulm ndaj tij por ndaj komunës, ndaj institucioneve të Kosovës, ndaj qytetarëve të asaj komune dhe ndaj procesit të pavarësisë së Kosovës” kishte deklaruar Thaçi.

Më tej ai flet në intervistë se “Akte të tilla bëhen nga armiqtë e Kosovës, ata që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe ata që duan kthimin e Beogradit në Kosovë”

Në fund të kësaj deklarate të hershme, Thaçi kërkon që kryerësit e këtij akti të kapen sa më parë dhe ta marrin dënimin e merituar nga organet e drejtësisë”.

Përkujtimi i vrasjes së ish-kryetarit të Klinës më 24 prill 2001 para banesës së tij vjen në një kohë të rëndësishme të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, e cila në juridiksionin e saj i ka vënë qëllim vetes të zbardhë edhe disa nga vrasjet të quajtura ‘politike” në Kosovën e pas luftës. /Gazeta10

Video: https://gazeta10.com/ekskluzive-vrasja-e-ismet-rracit-cfare-kishte-deklaruar-hashim-thaci-pas-vizites-ne-familjen-e-tij-video/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close