Trungu patriotik: Gjyshi i Hashim Thaçit luftoi kundër çetnikëve serb në betejën e Kolashinit në 1944
Gjyshi i Hashim Thaçit, Sinan Thaçi ishte nip i familjes emblematike të nacionalistit të njohur Sadik Ramë Gjurgjeviku, anëtar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës (1918). Sadik Rama ishte pjesmarrës aktiv në luftë kunder pushtuesëve osmanë gjatë viteve 1903-1906 dhe 1908-1912, kur dhe qe plagosur rëndë. Sadik Rama ishte nga të parët që mori pjesë në Kuvendin e Madh të Pejës në janar të vitit 1899, kryesuar nga patrioti i shquar Haxhi Zeka. Sadiku në këtë kuvend foli për zgjërimin e luftës kundër Perandorisë Osmanedhe për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
Po ashtu, edhe vetë gjyshi i Hashim Thaçit, Sinan Thaçi ishte luftëtar kundër çetnikëve të udhëhequr nga serbët. Sinan Thaçi, gjyshi i Hashim Thaçit, ka një histori të lavdishme mbrapa. Ai ishte patriot i madh dhe kontributdhënës për çështjen shqiptare. Ai ishte pjesëmarrës në dy luftëra dhe mbijetues i shumë sfidave.
Autorët e njohur britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger kanë treguar se Sinan Thaçi ishte pjesëmarrës në Betejën e Kolashinit në 1994.
“Burrat më të moshuar kishin luftuar përkrah gjyshit të Hashim Thaçit, Sinanit, në 1944, në betejën e Kolashinit, në Mal të Zi, kundër çetnikëve të udhëhequr nga serbët”, tregojnë autorët britanikë.
Ndërsa për luftën e rreptë në Kolashin (në ditën e fundit të vitit 1944), Radio Londra njoftoi: “Në Mal të Zi, divizioni shqiptar, mbas luftimesh të ashpra, çliroi Matoshevon dhe Kolashinin, duke arritur në portat e Majkovacit”.