fbpx
Lajme

Morina me detaje: Arben Ahmetaj më kishte thënë “të vras sepse po flet me Olta Xhaçkën”

Haki Morina

Meqenëse po flitet për Arben Ahmetajn, ish zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, nuk mu durua pa ju treguar diçka lexuesëve të mij në lidhje me këtë “personalitet” politik.

Diku në vitin 2009 apo 2010 u lidhem përmes mesengjerit me ish ministren Olta Xhaçka, cila në atë kohë ishte zëdhënëse e PS-së. Ajo interesohej për të kaluarën dhe kontributin tim në PS dhe shprehte dëshirën për të përfituar nga përvoja ime politike. Kjo ishte normale. Gjithashtu bisedonim gjatë edhe për mardhënjet Kosovë-Shqipëri dhe për shumë çështje tjera që kishin të bëjnë sidomos me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Bile më kujtohet mirë që kemi biseduar edhe për largimin e PDK nga Internacionalja socialiste, (nga statusi i vëzhguesit) për të cilën ishim dakord që ky ishte një gabim i PDK-së. Në kulmin e këtyre bisedave, ndërhynë më msn Arben Ahmetaj, atëherë njëri nga drejtuesit e PS, (nuk jam i sigurt a ka qenë në kryesi të PS) me arrogancën dhe fjalorin e një rrugaqi, duke më sharë dhe kërcënuar në mënyren më të egër, si përshembull, të shkatërroj, të vras, ta bëjë kështu dhe ashtu. Kur i thash përse do të më shkatërrosh, tha, sepse po flet me Olta Xhaçkën😂

Edhe unë ja ktheva gati njësoj😂, jo për gjë tjetër, por vetëm për ti treguar që nuk je trim dhe skam si të kem frikë nga një frikacak. E dija se po të ishe i tillë, dmth trim, nuk do të sillej ashtu. Por kur dëgjova më vonë duke i thënë “Tigër”, thash me vete, mos isha more gabim?😂😂😂

PS-në dhe Edi Ramën, siç e dini, e kam mbështetur gjithmonë. E mbështes edhe sot, ama kur e bëri ministër dhe më vonë zëvendëskryeministër, thash me vete, por edhe disa të tjerëve, a është normal more Rama dhe PS-ja që e fuqizojnë kaq shumë këtë hundpatate, me bira të hundës si tunelli i Kalimashit😂 që veç njeri i mirë nuk mund të jetë?!

E vetmja pikë që s’kisha çfar ti thoja Sali Berishës, ishte kur e përmendte Arben Ahmetajn.

Nejse, tash pasi Arben Ahmetaj po e akuzon Edi Ramën, papritmas u bë i dashur për Berishën, PD-në dhe sidomos për njeriun e tij të zemrës, gazetarin e Syri TV, Çim Pekën e “famshëm”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close