fbpx
Lajme

James O’Brien është Koordinator i SHBA-së për sanksione, Kurti s’duhet ta bëj nervoz

Sot Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se James O’Brien ka marrë detyrën e tij si koordinator për sanksione, diplomat me përvojë 30 vjeçare dhe me njohuri të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

“Ne e mirëpresim ambasadorin Jim O’Brien si Koordinatori i ri i Sanksioneve i Departamentit të Shtetit. Jim do të luajë një rol vendimtar në formësimin e politikës sonë të sanksioneve për të promovuar përgjegjësinë për korrupsionin dhe abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për të penguar aktivitetet që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, kishte shkruar Blinken teksa ka njoftuar për emërimin e O’Biren si Koordinator.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës O’Brien thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara. “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close