fbpx
Lajme

Çka po paralajmëron Grenell: Thaçi ishte dhe së shpejti do të jetë një lider i madh

“Kosova ka nevojë për kthimin e Thaçit. Ai ishte dhe do të jetë një lider i madh një ditë së shpejti.” ka shkruar ish-ambasadori dhe njëri nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit Donald Trump në llogarinë e tij në facebook.

Richard Grenell, ish i dërguar i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dje ka dhënë një intervistë të gjatë në emisionin e Grida Dumës.

Ai foli për shumë çështje, përfshirë Gjykatën Speciale dhe Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës, që po përballet me akuzë për krime lufte nga Gjykata Kushtetuese. Në lidhje me Thaçin, Grenell vlerësoi se duhet të lirohet dhe se evropianët po bëjnë një punë të pistë.

“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z.Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë europianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze. Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”– tha Grenell.


Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close