fbpx
Lajme

Ushtari i Batalionit të Atlantikut e jep lajmin e madh: Thaçi e Veseli në 2025 janë në Kosovë

Uk Lushi:

E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris: themeluesit kryesorë të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, bashkë me bashkveprimtarë të tyre, do të jenë të lirë në Prishtinë në vitin 2025.

Ngadhënjimi i drejtësisë në Speciale do të jetë sakrifica e fundit e UÇK-së. Fitorja e shtetarëve të Kosovës në Hagë do të jetë më së shumti fitore e shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar. Specialja do të jetë vula e fundit historike për ndërmarrjen më të sukseshme ushtarake shqiptare të shekullit XX. Prej viti 2025 historia e UÇK- së mbyllet në sirtarët e arkivave dhe kombi shqiptar vazhdon rrugëtimin e tij me pastërti të vërtetuar universalisht.

Nuk do të këtë shqiptar që nuk do të gëzohet më 2025 kur burrat tanë ndër më të mirët do të riecin në Sheshin Nënë Tereza!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close