fbpx
Lajme

Lushtaku: Unë u gjuajta me policinë, kemi shku në Zvicër me Adem Jasharin, atje na ka pritur Rugova

Ish-komandanti i UÇK-së në Drenicë, Sami Lushtaku, ka treguar se si gjatë vitit 1991 ai ka shuar në Zvicër me Adem Jasharin dhe atje janë pritur nga Ibrahim Rugova. Ai tregoi se në vitin 1991 ishte gjuajtur me policinë e Serbisë në Skënderaj dhe pastaj bashkë me Ademin kishin shkuar në Zvicër. “Policia provoi me më ndalë e unë nuk u ndala e pastaj ata më gjuajtën me armë e unë ia ktheva”, u shpreh Lushtaku.

“Hamëza na dërgoi në aeroportin e Maqedonisë, sepse s’kemi guxuar të shkojmë në aeroportin e Prishtinës”, u shpreh Lushtaku.

“Kemi shku në Zvicës me Adem Jasharin. Atje e kemi taku edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin ‘91”, ka thënë Lushtaku

Ai tregon se kur kanë arritur në Zvicër, sipas Lushtakut, janë pritur nga qeveria në ekzil e Kosovës dhe vetë presidenti Rugova.

“Nuk e kemi ditë që atje e pret Rugova. Kur kemi shku në aeroport na ka pritur Imer Berisha. Atje na ka pritur edhe Ibrahim Rugova”, ka treguar Lushtaku.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close