fbpx
Lajme

Ali Ahmeti: Hashimi e Kadriu e kanë thyer shpesh kufirin, dikush i ka inat por janë trima

Ali Ahmeti e kishte zhvilluar një intervistë për Bedri Islamin disa vite më herët. Ai i kishte përmendur edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Poashtu kishte treguar se strehimi në një hotel në Kukës para nisjes për Kosovë ishte gabim dhe aty ka pas mundësi të dekonspirohet Heroi Luan Haradinaj.

Ja rrëfimi i plotë, bashkëbisedimi mes Ali Ahmetit e Bedri Islamit:

Unë e kisha besuar gjithnjë Abazin, e besoja edhe tani. Në mëngjes, kur ne rifilluam bisedën, e pyeta përse grupi ishte dërguar pikërisht në majin e vitit 1997, kur Shqipëria ishte në rrëmujën e jashtëzakonshme, për më tepër përse ata ishin dërguar disi haptas. Dhe për më tepër, përse ata nuk ishin takuar me Xhavit Halitin, duke iu përmbajtur vendimit të kryesisë së Organizatës.

Abazi nuk u ngut të më përgjigjej. Unë e dija se pyetja ime, e cila ishte ndërtuar më fort se kjo që shtroj sot, fshihte në vete edhe mendimin se ende nuk isha i bindur për rrjedhën e ngjarjeve, mirëpo ishte një pyetje që duhej bërë.

Ashtu si bëra edhe një pyetje tjetër. Në vitin 1997, në majin e këtij viti, më tha Abazi, në Shqipëri një njeri i armatosur ishte një fenomen i përditshëm, e kundërta, një grup burrash të paarmatosur do të ishte një çudi. Aq më tepër kjo në veriun e Shqipërisë, të cilin e njihnim krejt mirë. Luan Haradinaj ishte i njohur me të gjitha vendet, Ramushi, po ashtu. Ne u nisëm nga mendimi që nga porti i Durrësit të largoheshim sa më parë drejt kufirit, në mënyrë që të lëviznim sa më shpejt dhe meqenëse disa nga pjesëtarët e grupit ishin të njohur si personalitete politike,si Fehmiu, të mos qëndronim në qytete të mëdha, si në Tiranë apo në Durrës, ku ishim të bindur se UDB-ja kishte njerëzit e saj. Në portin e Durrësit ne na priti Ramushi me Luanin. Xhaviti nuk ishte aty. Menduam se çdo pritje do të ishte kohë jo vetëm e humbur, por edhe e rrezikshme.

Qëllimi ynë ishte i mirë, por bëmë një gabim: atë natë, kur mbërritëm në qytetin e Kukësit, u strehuam në hotel. Dhe në hotelet pranë zonave kufitare, shërbimi i fshehtë serb mund të ketë gjithnjë njerëzit e tij.

Ai vazhdoi të më shpjegonte arsyet përse e kishin marrë një vendim të tillë, informacionet që kishte pasur përrastet e kalimit të kufirit, pikërisht në ato ditë, përrrugën që kishin bërë,mundësitë edekonspirimittëgrupit,përseekishtemarrëmeveteEmrushXhemajlin, megjithëse ai nuk përfshihej në vendim,si i kishte pritur në shtëpinë e tij një natëmë përpara se të niseshin për në Shqipëri disa nga shokët që do të futeshin në Kosovë, rrugën që kishin bërë, së bashku me Bilall Sherifin dhe Shaban Mujën, të cilët i kishin përcjellë deri në portin eBarit, kalimin e detit dhe pastaj, ecjen drejt kufirit.Më tha sederinë fund kishtepasur presion, qëgrupi, kundër vendimittëKryesisë,tëmosnisejdrejtKosovës,dhe ainukekishte kuptuar ende përse nuk duhej.

Me fillimin e luftës, pas debateve, sqarimeve, ende pa u ngrit Komisioni i veçantë, kemi pas edhe një takim të drejtpërdrejtë me Hashim Thaçin. Kemi qenë unë dhe Fehmiu, jemi ulë të tre. Hashimi fliste në emër të shokëve nga brenda, por jo në emër të një institucioni. Hashimin e Kadriun i kam njohë që herët, kemi paslidhje të përbashkëta .Ata e kanë thye shpesh kufirin, ndoshta dikush edhe i ka inat, por janë trima. Me Hashimin kemi qenë bashkë edhe në Mbledhjen e Pestë të Përgjithshme. Biseda nuk ishte e tensionuar, ndryshe nga sa kishte ndodhur më herët.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close