fbpx
Lajme

Kurti është duke e humbur përkrahjen, po synon rritjen e pagave për 100 euro para shpalljes së zgjedhjeve

Albin Kurti për një mandat qeverisës nuk mbahet mend thuajse për asgjë. Në planin e brendshëm, thuajse në të gjitha fushat qeverisja e tij ka dështuar. Në aspektin e mirëqenies sociale, qytetarët janë varfëruar. Kjo evidentohet edhe nga raporti i OKB-së dhe pulsi i UNDP-së. Në aspektin e arsimit, rezultati i PISA-s tregon që Kosova ka rënë edhe më poshtë se siç ishte më parë. Po ashtu në aspektin e investimeve kapitale ka stagnim total. Në fushën e drejtësisë nuk ka ndodhur asnjë reformë thelbësore. Në aspektin e diplomacisë Kosova s’ka fituar asnjë njohje e asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

Në këtë situatë, Albin Kurti është duke provuar ta krijojë një momentum të ri. Ai është duke provuar ta mbajë nacionalizmin si temë parësore dhe është duke kalkuluar për rritje të pagave pak para shpalljes së zgjedhjeve.

Fillimisht ai kishte deklaruar se nuk i ka fituar zgjedhjet për t’i rritur pagat dhe këtë nuk e bëri gjatë mandatit të tij, po kur erdhi në pyetje puna e përfitimit të votave ai është duke menduar seriozisht ta bëjë një hap para, pra t’i rris pagat para zgjedhjeve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close